Kasper Shmeichel ishte heroi i vërtetë i Leicester në finalen e FA Cup kundër Chelsea. Në fitoren e arritur në shifrat 0-1 me golin e Tilemans, portieri i kundërshtarëve londinez ishte i pakalueshëm. Momenti më kulminant arriti në minutën e 87 të takimit pas goditjes së Mount. Talenti i Chelsea-t lëshoi predhën e vërtetë me të majtën e tij, ndërsa topi po shkonte me shpejtësi drejt rrjetës.
Por me të njëjtën lartësi është përgjigjur edhe Shmeichel. Duke e nuhatur më së miri goditjen dhe me një shpejtësi kundërveprimi që të mahnit, portieri i Leicester i tha “JO” golit. Po i njëjti reagim kishte ardhur edhe në gjuajtjen e Chilëell për ta shndërruar në heroin e vërtetë. /Sport Ekspres/
WTF pic.twitter.com/WyBNfuu9cb
— O. ??? (@elzorro_142) May 15, 2021