Pritja merr fund/ Zbulohet data kur del “FIFA 21”, Juventusi gjendet me tjetër emër për shkakun e Konamit

0

Pritja ka marrë fund dhe të gjithë apasionuarit pas videolojërave do të kenë mundësi që të shijojnë versionin më të ri të FIFA-s. Bëhet fjalë për “FIFA 21” e cila do ta ketë premierën e saj në datën 6 tetor.

Aty do të jetë gjithçka gati për të parë lojën më popullore në botë e cila do të ketë disa ndryshime të reja. Në të do të jenë 34 kampionate ku përdorësit mund të kenë mundësi që të luajnë, por ashtu si edhe më parë, jo të gjitha emrat e klubeve të njohura do të jenë në origjinalitet.

Kjo për shkakun e disa kontratave ekskluzive të bëra nga ana e këtyre skuadrave me “Konamin”, i cili është krijuesi i PES. Kështu Juventusi do të quhet sërish “Pinemonte Calcio”, Roma do të gjendet me Roma FC, Spezia me La Spezia, Boca Juniors me Buenos Aires dhe River Plate me Nunez. Sigurisht që bëhet fjalë për të njëjtët lojtarë si në jetën reale, vetëm se do të luajnë me një uniformë tjetër. /SportEkspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.