Idetë e Gjokës përplasen me të Murinjos, ja ku mund ta ndiqni ndeshjen Shkëndija-Totenhem

0

Shkëndija mbetet krenaria që bashkon shqiptarët dhe për këtë arsye pritet me një interes të madh sa herë që luan në Europë. Këtë herë kjo skuadër kërkon mbështetje më shumë se kurrë më parë pasi do të përballet me yjet e Totenhemit. Një tjetër fakt interesant është se Shkëndija drejtohet nga trajneri shqiptar, Ernest Gjoka.

Idetë e këtij të fundit për futbollin do të përballen kundër atyre të Jose Mourinhos. Kjo përballje tërësisht e veçantë do të transmetohet në “Radio Televizionin Shtetëror” në Maqedoni (RTM dhe RTM2), përfshirë edhe programin në gjuhën shqipe, pa harruar edhe transmetimin në “Supersport 2”. Përballja në fjalë do të nisë në orën 20:00 dhe është e vlefshme për turin e tretë të “Europa League”. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.