Pritja merr fund, Mançester Junajtid finalizon blerjen e parë!

Më në fund, duket se telenovela mes Mançester Junajtid dhe Kristal Palas për sa i përket Aron Van-Bisakas ka marrë fund.

Sipas asaj që raporton “BBC Sport”, mbrojtësi i talentuar do të jetë lojtari i ti i Mançester Junajtid, me këta të fundit që kanë gjetur marrëveshjen me Kristal Palas për 50 milionë sterlina.

Firma dhe prezantimi priten të finalizohen në ditët në vijim. Van Bisaka ishte një ndër zbulimet e sezonit të shkuar të Premier League, me 21-vjeçarin që i mahniti të gjithë me paraqitjet e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *