Pritet të debutojë kundër Gjeorgjisë, në Zvicër e pranojnë përfundimisht largimin e Adrian Bajramit te Shqipëria

Pavarësisht se Adrian Bajrami u përzgjodh nga Reja dhe iu bashkua Kombëtares Shqiptare, në Zvicër nuk hoqën dorë prej tij. Përfaqësues të Federatës Zvicerane të Futbollit u shprehën se po vazhdonin kontaktet me Bajramin. Madje shpresa e tyre ishte e madhe se mbrojtësi i ri i Benfikës do t’i bashkohej sërish helvetëve në të ardhmen. Tashmë Bajrami pritet që të debutojë në takimin miqësor të Shqipërisë ndaj Gjeorgjisë.

Por në Zvicër e kanë kuptuar se vendimi i xhevahirit të Benfikës është përfundimtar. “Blick” i ka dhënë jehonë fjalëve të tij duke i treguar Federatës së atij vendi se nuk ka më shpresë për këtë rast: “Në fund të fundit, unë jam shqiptar. Sigurisht që jam lindur dhe rritur në Zvicër dhe kam kaluar shumë vite në futbollin zviceran. Por tani jam pjesë e ekipit rezervë të Benfica-s dhe kam zgjedhur Shqipërinë”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online