Mancini dënon ashpër me përjashtim lojtarët më të mirë të Italisë: I çova në klube! Më mirë atje, se të rrinin në pankina dhe tribuna ndaj Turqisë

Kombëtarja e Italisë do të zhvillojë nesër një ndeshje miqësore ndaj Turqisë. Italianët dhe turqit mbetën pa Botëror pasi u eliminuan në gjysmëfinalen e play-off-it, por vendosën të zhvillojnë një ndeshje miqësore kundër njëri-tjetrit. Në Itali janë ende në shok pasi skuadra e tyre u mund në gjysmëfinale të Play Off nga Maqedonia e Veriut, e cila festoi pak ditë më parë në Palermo me rezultat 1:0.

Roberto Mancini tha sot në një konferencë për shtyp se do të mbetet trajner i Italisë dhe se fokusi kryesor tashmë do të jetë përgatitja për Kampionatin e ardhshëm Evropian, ku axurrët do të tentojnë mbrojtjen e titullit të kampionit të Evropës.

Pas ndeshjes ndaj Maqedonisë së Veriut, Mancini shkaktoi shumë polemika pasi vendosi të dërgojë në shtëpi Insigne, Immobile dhe Jorginho, pra ata u kthyen në klubet e tyre. Megjithatë, trajneri i Italisë ka shpjeguar se nuk janë të vetmit që janë larguar nga kampi i kombëtares dhe ka shpjeguar se pse e ka marrë një vendim të tillë.

“I kam detyruar të kthehen në klube sepse patjetër që nuk do të luajnë nesër. Është më mirë që ata të përgatiten për ndeshjet e klubeve të tyre sesa të udhëtojnë me kombëtaren në Turqi dhe të ulen atje në pankinë apo në tribuna. “- tha Mancini. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online