Pritej zyrtarizimi i sulmuesit më të mirë, Bayern Munchen i mbyll derën përgjithmonë Barcelonës për polakun

Bayern Munich nuk heq dorë nga Robert Leëandoëski. Klubi gjerman ka deklaruar se do të vazhdojë kontratën me polakun, të paktën deri në vitin 2023.  Megjithatë, mediat gjermane raportojnë se “bomberi” nuk është i lumtur tek kampionët e Gjermanisë dhe kërkon të largohet nga Bundesliga.   Për lojtarin interesohet Barcelona të cilët janë te gatshëm të hidhen në sulm, duke ofruar 40 milionë euro për kartonin e lojtarit.

Megjithatë kjo ofertë është mohuae kategorisht nga drejtuesit bavarez. Drejtori sportiv Hasan Salihamidzic ka folur për mikrofonat e “Sky90″, duke deklaruar se Leëandoëski ështe i pashitshëm. “Leva ështe sulmuesi më i mirë në botë dhe ne duam ta mbajmë atë. Ai ka një kontratë deri ne 2023 dhe ne nuk kemi ndërmend ta shesim,- u shpreh Salihamidzic. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online