Pritej që të luante kundër Kosovës, Zlatan Ibrahimoviç vendos për të mos rrezikuar me Suedinë

Pas disa vitesh mungesë me kombëtaren e Suedisë, Zllatan Ibrahimoviç më në fund pranoi të rikthehej “në shtëpi”. Megjithatë ëndrra e sulmuesit të Milanit mbeti e paplotësuar, pasi u lëndua vetëm 1 javë përpara fillimit të Euro 2020, duke e detyruar atë te heqë dorë nga gara.

Teksa pritej që 39 vjeçari të luante në 9 tetor ndaj Kosovës, ai ka deklaruar se nuk do t’i bashkohet skuadrës në Stokholm. Ibrahimoviç vazhdon te ndjejë dhimbje në këmbë dhe është duke ndjekur seancat e rikuperimit, deri në një shërim të plotë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *