“Diego Longo nuk sillet si italian”! Pejiç kujton Sherifin që tani mund Realin e Madridit: Ja se çfarë i mungon ekipeve shqiptare ta përsërisin Tiraspolin

Pero Pejic, një bomber i Kukësit që tanimë jep leksionet e tij në rolin e drejtorit sportiv te verilindorët. Skuadra në fjalë është ajo që ka shënuar më tepër në Superiore sa i përket tre javëve të para. Në një intervistë të gjatë për “Sport Neës” që transmetohet në “Neës 24”, Pejiç pasi komplimenton lojën që po aplikon Longo, ka kujtuar edhe ndeshjen e Kukësit ndaj Sherif Tiraspol që do të përfundonte në shifrat 2-1. Pejiç arriti të shënonte një gol, ndërsa gaboi penalltinë dhe verilindorët do të eliminoheshin. Por çfarë i mungon ekipeve shqiptare që të përsërisin suksesin e Tiraspolit që tani mund Realin e Madridit? Le ta shohim përgjigjen!

“Jam i kënaqur me golat e shënuara te Kukësi, kemi shënuar 8 gola në 3 ndeshje nuk janë pak. Me rëndësi është që të fitojmë kampionatin, do të provojmë që të marrim titullin. Me Diego Longo po shkon gjithçka mirë. Longo është italian, po nuk duket i tillë. Italia ka shumë taktika, ndërsa Kukësi po luan një futboll super. Nuk po luajmë me top të gjatë, por me shumë vizion. Nuk luajmë mbrapa dhe që të shohim sesi luan kundërshtari. Jemi njësoj edhe kur do të luajmë me Partizanin dhe Dinamon. Vllaznia po luan shumë mirë, do të jetë aty për titullin.

Jam i befasuar nga Partizani që ka marrë kaq pikë në këto tre ndeshje, prisja më shumë. Ndeshja me Sherif Tiraspol? E mbaj mend, humba edhe penalltinë atë ndeshje, isha shumë i mërzitur. Por ky është futbolli dhe të gjithë luajnë futboll. Sherif Tiraspolin e mundëm 2-1 dhe pas katër vitesh shkojnë që të mundin Realin e Madridit. Cfarë na mungon ne që të bëhemi si Sherifi? Klubet shqiptare nuk mendojnë për pas 10 vitesh ose 20 vitesh, por mendojnë vetëm për të fituar në një vit. Megjithatë edhe Shqipëria po ecën shumë para në futboll”, tha Pejic. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online