Pritej në Stamboll dhe me tifozë, UEFA ndërron destinacion për finalen e Champions League

Finalja e madhe e Champions League ishte planifikuar të luhej në Stamboll. Madje në media po përflitej edhe mundësia e zhvillimit të saj me tifozë, duke qenë se Turqia po e mendonte kthimin e tyre në stadium. Por duket se planet kanë ndryshuar për UEFA-n. Prestigjozja gjermane “BILD“ zbulon se finalja për trofeun më të lakmuar për klube do të mbahet në Lisbonë, ku do të luhen edhe të gjitha ndeshjet e mbetura. E me sa duket arsyeja ka qenë pikërisht çështja e tifozerisë, pasi në Stamboll nuk e kanë mirëpritur idenë e dyerve të mbyllura, të cilën e kërkon qeveria e futbollit europian.

Gjithnjë sipas medias gjermane vendimi është marrë dhe thjesht pritet zyrtarizimi në datën 17 qershor. Ndërkohë në garë për të pritur këtë sezon të veçantë ishin edhe Frankfurti së bashku me Moskën, por kjo e fundit u hodh poshtë nga Ceferin për shkak të numrit të lartë të të prekurve me Covid-19 në Rusi. Alternativa e Frankfurtit është refuzuar, pasi në garë janë ende dy ekipe gjermane dhe nuk do të ishte e udhës që këto të fundit të kishin avantazhin e të luajturit në shtëpi. Nga ana tjetër asnjë ekip portugez nuk vazhdon të jetë në gaë dhe Portugalia përmbush kriterin e numrit të stadiumeve të kërkuar nga UEFA, ndërsa gjithashtu ofron një taksë më të ulët./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *