Prisnim që Nigeria të zyrtarizonte Egbo, çuditërisht i dërgojnë ftesë për ta drejtuar…Mourinho

Vetëm pak muaj më parë, Mourinho zgjodhi të ishte trajneri më i ri i Romës, pas shkarkimit nga Tottenham. Megjithatë një lajm i çuditshëm ka ardhur nga presidenti i Federatës së Nigerisë, Amaju Pinnick i cili deklaroi se ishin në kontakte të vazhdueshme me trajnerin portugez.

” Po është e vërtetë që kemi patur kontakte, edhe pse nuk dua t’iu tregoj se çfarë kemi folur së bashku. Edhe ministri i sportit ishte dakord për këtë.”- u shpreh presidenti i Federatës së Nigerisë. Megjithatë Jose Mourinho e refuzoi menjëherë ofertën e Amaju Pinnick, presidentit të federatës nigeriane, ndërsa ky ishte jo pak i lakmuar edhe nga ish-trajneri i kampion i Tiranës, Egbo. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online