Kombëtarja është në rrugën e duhur! Nga Broja te Vrioni e Bajrami, kuqezinjtë njohin rritje në vlerën në merkato

Futbollistët shqiptarë po bëjnë paraqitje të mira në kampionatet e tyre respektive, e cila po vërehet edhe në vlerën e kartonit në treg. Kombëtarja është në rrugën e duhur, teksa disa nga talentet e saj më premtues tashmë vlerësohen më shumë në merkato. Lojtari me rritjen më të madhe të vlerës së tij sipas “Transfermarkt“ është pikërisht Broja. Pas paraqitjeve fantastike me Shqipërinë dhe me Southampton-in në Premier League. kartoni i 20-vjeçarit është trefishuar dhe nga 3 milionë euro tani kushton 9 milionë.

Ndërkohë një rritje me 4 milionë euro ka pësuar edhe vlera e Nedim Bajramit, që vlerësohet me 10 milionë euro. Golat e shënuar nga kanë dhënë efektin e tyre edhe te Vrioni, që nga 900 mijë euro kushton 2 milionë euro. Gjithashtu rritje në vlerë ka pësuar edhe kartoni i Laçit, Muçit, Çekiçit, Cikalleshit, Ismajlit, Uzunit, Gjimshitit, Balliut dhe Papës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online