“Prisja që Tirana të humbiste pas 6 muajve”! Mema për suksesin e bardhebluve: Egbo ishte te stafi im, ashtu si të tjerët

Mema ka folur mbi ecurinë fantastike të Tiranës, teksa me trajnerin Egbo në krye janë shumë afër fitimit të Superiores. Ish-tekniku që ka drejtuar bardheblutë nuk ka ngurruar që t’i kujtojë të gjithëve se klubi po korr fryte me pjesëtarë të stafit të tij, duke filluar që nga njeriu që dikur stërviste portierët. I ftuar në emisionin “Sport Neës” që transmetohet në “Neës 24”, Mema ka thënë:

“Unë prisja që Tirana në një ndeshje të humbiste pas 6 muajve. Ndeshjet kanë qenë shumë afër me njëra-tjetrën, Për 3 ditë u vendos përsëri diferenca e 9 pikëve e Tiranës. Tirana pati një moment jo shumë të mirë, pas humbjes me Teutën por ia doli.

Tani bardheblutë do të kenë 3 ndeshje shumë të rëndësishme. Këto do vendosin shumë për sa i përket nëse do dalin apo jo kampionë. Megjithatë diferenca prej 9 pikësh i bën ata të jenë me një dorë te titullin.

Merita padyshim është e klubit për atë që ka bërë këtë sezon. Por nuk duhet të harrojmë Egbonë i cili ka thyer të gjitha rekordet. Mendoj se Egboja është çelësi i suksesit të Tiranës. Ai ka qenë pjesë e stafit tim, ashtu si pjesa tjetër e stafit tim që vazhdojnë aty, pavarësisht se mua më ndodhi ajo që ndodhi. Jam i lumtur për këto suksese të arritura. Me gjitha shpirt të gjitha pikët”, u shpreh Mema. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online