Nuk duket se shkon gjithçka mirë në skuadrën e Partizanit në Ohër, aty ku po zhvillohet faza përgatitore e “demave”. Ekipi i kuq po punon nën drejtimin e teknikut Skënder Gega. Ky i fundit u afrua pas largimit të trajnerit Klevis Dalipi. Si çdo trajner tjetër, Gega ka preferencat e tij. Ai po bën listën e ekipit për ndeshjet e ardhshme kundër Mariborit.
Burime të brendshme të ekipit bëjnë me dije nga Ohri për “Sport Ekspres” se mesfushori Bruno Telushi nuk ka pëlqimin e trajnerit Skënder Gega. Marrëdhëniet mes palëve janë të ftohta dhe jo shumë dashamirëse. Mesfushori është në dijeni të mospëlqimit nga tekniku i tij dhe nuk i pëlqen aspak kjo situatë.
Partizani po mendon dhe për zëvendësimin e mesfushorit, pasi Gega nuk e sheh në planet e tij për sezonin e ardhshëm. Ai nuk ka pëlqim ndaj futbollistit dhe po mendon alternativat për të. Kontrata dhe mungesa e alternativa është ajo që e mban lojtarin në ekip, pasi përndryshe situata mund të kishte ndryshuar. Të shohim dhe të presim se çfarë do të ndodhë me të.