Prezantohet Mariano Diaz: Ndodhem në klubin më të mirë në botë!

Mariano Diaz u rikthye te Reali i Madridit dhe ka thënë fjalët e para gjatë prezantimit në “Santiago Bernabeu”. Sulmuesi 25-vjeçar është i lumtur dhe gati për të dhënë gjithçka për ekipin më të mirë në botë sipas tij, falënderon klubin e Seviljes për interesimin dhe tregon shkakun që e bindi të rikthehej në Madrid.

Prezantimi – “Kam përgatitur diçka për të thënë, sepse unë jam një tip i turpshëm. Sot është një ditë speciale për mua, sepse rikthehem në shtëpi. Ju falënderoj të gjithëve, klubin dhe presidentin Florentino Perez, i cili më dha mundësinë të vishja përsëri këtë bluzë dhe të jem pjesë e klubit më të mira në botë. Falënderoj familjen time, menaxherët e mi dhe gjithë njerëzit që më kanë mbështetur gjithmonë dhe në çdo kohë. Do të vë zemrën në fushë dhe do të përpiqem të ndihmoj ekipin që të vazhdojmë të ndihemi krenarë dhe të shkruajmë historinë. Kjo është dita më e lumtur e jetës time, sepse ndodhem te klubi i ëndrrave të mia. Faleminderit të gjithëve dhe Hala Madrid.”

Numri 7 – “Është një sfidë dhe krenari për mua që të mbaj veshur një numër që e kanë veshur legjenda si Butragenjo.”

Sevilja – “Kam vetëm fjalë mirënjohje dhe krenarie për interesin e tyre, por sot do të firmos për klubin më të mirë në botë dhe jam shumë i lumtur.”

Trajneri – “Lopetegui më telefonoi dhe ma bëri të qartë se do të ishte i lumtur nëse rikthehesha, kështu që ai ka një pjesë të meritës për vendimin që mora.”

Roli në ekip&Benzema – “Dua të punoj dhe të jem një lojtar më shumë për ekipin, që e cilësoj si familjen time. Unë vij të luaj, të jap më të mirën, të luaj më shokët e ekipit dhe të lë shenjën time.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *