Prezantohet Gatuzo: Nuk kam frikë, Milani është parajsa ime

Rino Gatuzo nis aventurën e jetës, trajner i Milanit të tij, klub me të cilin ka lidhur jetën profesionale, fillimisht si futbollist kampion Europe, më pas si trajner i të rinjve dhe prej ditës së sotme si trajner i ekipit të parë. Dështoi Vinçenco Montela, tenton Gatuzo, në një moment mjaft të vështirë për Milanin, aq sa duket një bast mjaft i rrezikshëm, mjafton të kujtohet që edhe Kristian Broki e të tjerë kanë dështuar vitet e fundit. Megjithatë, Gatuzo është një luftëtar, nuk ka frikë nga asgjë.

“Zgjodhëm Gatuzon sepse ka karakteristika të rëndësishme për të transmetuar, jo vetëm grintën që ka në gjak, por edhe në nivel koncepti futbollistik dhe jam i bindur se do të na japë shumë. Jemi të bindur se kemi një skuadër të mirë, që mund të hapë një cikël”, u shpreh drejtori sportiv Masimiliano Mirabeli në konferencën për shtyp ku Gatuzo është prezantuar.

Për “Ringhio”-n, siç e thërrasin me përkëdheli, është eksperienca e parë e vërtetë si trajner: “Është një përgjegjësi e madhe, por edhe një kënaqësi. Kemi 16 lojtarësh kombëtaresh dhe mosha mesatare është 21 vjeç. Nuk po kalojnë një moment të mirë dhe duhet të japin më shumë, por këtu kemi gjithçka për të punuar, ndryshe nga eksperiencat e mia të mëparshme. Tek OFI në Kretë nuk na paguanin, ndërsa te Piza ishim pa president. Kur kaloj kangjellat e Milanelos më duket se hyj në parajsë dhe emocionohem: është një ëndërr të stërvit në një klub të tillë”.

FILOZOFIA E GATUZOS – “Unë kam pak eksperiencë? Më bën të qesh kur dëgjoj të thuhet që të rinjtë kanë nevojë për eksperiencë dhe pastaj, kur bredhin nëpër Europë, thoni që nuk mjafton. Kam drejtuar tek të rinjtë dhe skuadrat e para, eksperiencë kam grumbulluar. Me stafin tim kemi metodat dhe idetë tona. Sigurisht do të luajmë me 3 mbrojtës, por mbrojtja duhet të luajë e të sillet si repart. Përpara? Aty të shohim, ose një sulmues mbështetur nga dy gjysmësulmues, ose zgjedhje të tjera, por rëndësi ka topi, koha dhe hapësira: do të duhet të punojmë mbi këto tre koncepte. Së pari, duhet të bëhemi skuadër e të zbresin në fushë si skuadër: kur gabon njëri, duhet të rregullojë gjithçka shoku i vet, dua një shpirt luftarak dhe kompaktësi. Nëse bëjmë këtë, pjesa tjetër vjen vetë, sepse cilësia është. Champions? Nuk e shoh renditjen në këtë moment, janë edhe 72 pikë në lojë. Shoh ndeshje pas ndeshjeje, duke nisur nga ajo e radhës. Kam luajtur për vite të tëra në San Siro: nëse nuk je mirë mendërisht e fizikisht, topi “djeg”. Prioriteti është t’u japim diçka më shumë në nivel mendor këtyre djemve. A do të transmetoj grintën që kisha si lojtar? Më duket kufizuese që të flitet vetëm për Gatuzon futbollist, sepse kam marrë në Koverçano patentën e trajnerit, nuk ma kanë dhuruar. Nëse nuk e përgatit ndeshjen, grinta nuk vlen: ky zanat më pëlqen dhe mendoj se kam karakteristikat e duhura për ta ushtruar”.

KRAHASIMI ME MONTELËN – “Kam pasur një marrëdhënie gjithnjë të drejtë dhe të ndershme me Vinçencon dhe stafin e tij, edhe pse jemi të ndryshëm si trajnerë: atij i pëlqen të niset nga pas dhe të zotërojë topin, gjë që më pëlqen edhe mua, por në 30 metrat e fundit duke vertikalizime që të kemi mundësi të befasojmë kundërshtarin. Kundër Torinos skuadra më pëlqeu shumë. Më vjen keq që po lë të rinjtë, sepse kishim krijuar një ekip të mirë dhe prisja të përfundonim punën e nisur”.

BERLUSKONI DHE KINEZËT – “Fola në telefon me Berluskonin, kemi një marrëdhënie të shkëlqyer prej vitesh. Më foli për atë që sipas tij është ADN-ja e Milanit dhe e filozofisë që duhet ndjekur. Merr vesh shumë nga futbolli dhe e dëgjova me vëmendje, nuk u shtira. Presidenti i ri Jonghong Li? Nuk kam folur ende me të, sepse ai nuk flet anglisht dhe as gjuhën kalabreze, ndaj për momentin jo”.

ASPAK FRIKË – “Jam mësuar me kritikat, edhe kur isha futbollist më quanin të mbaruar që në ndeshjen e parë që luaja keq, por kam arritur gjithçka duke punuar më shumë se të tjerët. I dija limitet e mia dhe nuk kam frikë, sepse dua ta jetoj jetën time si protagonist. Nuk bëj llogari dhe në spital shkoj vetëm pasi të kem përplasur kokën keq, jo më parë. Sedorf ishte numri 10 dhe Inzagi numri 9? Unë jam numri 8, uroj të kem pak më shumë fat se ata si trajner i Milanit”.

MILANI AKTUAL – “Lojtari që më ngjan më shumë ndoshta është Kesie, eksploziv dhe me mundësinë që të shënojë më shumë se unë. Andre Silva? Është i rëndësishëm, çdo klub do e blinte dhe do të punojmë që të rritet edhe më shumë. Kapiten? Bonuçi dhe ai do të mbetet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online