Flamurtari ka prezantuar sot ekipin e sezonit të ri, që nën drejtimin e trajnerit Shpëtim Duro do të tentojë rikthimin në majat e Superiores.
Duro ka ndërtuar gjithçka vetë këtë verë, pa asnjë ndërhyrje, ndaj tashmë në Vlorë janë optimistë, pasi për herë të parë pas disa vitesh skuadra është ndërtuar me një plan dhe që në korrik, duke pasur mundësi të stërvitet për disa javë së bashku.
Të gjitha pozicionet në skuadër janë të dubluara dhe tashmë kuqezinjve u nevojitet vetëm kohë e qetësi.
Sot kuqezinjtë kanë prezantuar edhe fanellat e reja, duke bërë foton zyrtare me të tre fanellat.
EKIPI
Portierë: Adis Nurkoviç, Pano Qirko, Edmir Sali
Mbrojtës: Ergis Mersini, Goran Siljanovski, Franc Veliu, Ditmar Bicaj, Fjoralb Deliaj, Ivan Jakovljeviç, Brunild Naçi, Artim Pollozhani
Mesfushorë: Lejdi Liçaj, Haxhi Neziraj, Alesio Hyseni, Nildo Viktor Zhufo, Muhamed Huseini, Emiljano Musta, Lansinet Sidibe, David Bocaj
Sulmues: Danilo Almeida Alvesh, Tomisllav Bushiç, Ardit Hoxhaj, Abdulaje Ibrahima Tungara, Seku Kamara, Jurgen Qarri, Xhuljo Tushi
Trajner: Shpetim Duro