Kamza e ka zyrtarizuar më parë marrëveshjen me mbrojtësin Klaudio Bonani, i cili është formuar si futbollist te Milani. Lojtari i linjës së majtë do të jetë për dy vite lojtar i skuadrës periferike të kryeqytetit.
Ditën e sotme ai ka mbërritur në kryeqytet dhe Kamza e ka prezantuar atë. Ai kishte qenë edhe më parë në Shqipëri. Bonani ishte vënë nën urdhrat e trajnerit Devolli, i cili e kishte vëzhguar me kujdes lojtarin dhe më pas klubi ka arritur ta bindë të nënshkruajë.
Pritet që Bonani të udhëtojë drejt Ohrit dhe të bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës për të vijuar përgatitjet në prag të nisjes së kampionatit. Kamza takimin e parë e luan me Tiranën në transfertë të shtunën (18 gusht) prej orës 19:45.