Prezantimi i Çinarit, objektivi dhe… Pero Pejiç

NK Istra është përforcuar me disa lojtarë, teksa së fundmi janë prezantuar tre prej tyre. Luis Vija dhe Daniel Iglesias janë shfaqur krah shkodranit Erald Çinari, i cili është blerë nga Deportivo Alaves dhe është huazuar te kroatët.

Ditën e djeshme shkodrani ka dalë para mediave dhe ka deklaruar se e shoh këtë eksperiencë si një mundësi e mirë për t’u rritur nga ana profesionale. Sulmuesi anësor është pyetur nëse njeh ndonjë lojtar në Kroaci dhe emri i përmendur është ai i Pero Pejiç, goleadorit që në Shqipëri ka luajtur me Dinamon, Tirana, Flamurtarin, Skënderbeun dhe Kukësin.

Çinari do të ketë mundësinë të luajë në Kroaci dhe nëse bind atëherë mund të rikthehet në Spanjë te Deportivo Alaves. Për shkodranin kjo është eksperienca e parë jashtë vendit, pasi më parë është aktivizuar në Shqipëri, madje ka veshur vetëm fanellën e Vllaznisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *