Skënderbeu po mendon edhe për të ardhmen dhe kjo shikohet mjaft qartë edhe nga merkatoja që po bëhet. Nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi do të jetë një numër i madh lojtarësh të rinj, të cilët do të kenë mundsinë të rriten te korçarët dhe më pas të transferohen jashtë vendit.
Dy lojtarët më të rinj që janë prezantuar luajnë në repartin e mesfushës dhe vijnë nga Kosova. Njëi është Zenel Gavazaj, vëllai i Enisit. Vjet ai ishte pjesë e Lirisë së Prizrenit, ndërkohë që luan edhe me kombëtaret e moshave të Shqipërisë. Tjetri është palestinezi Mohamad El-Kajed.
NJOFTIMI I SKËNDERBEUT – Zenel Gavazaj dhe Mohammad El-Kayed janë zyrtarisht futbollistë bardhekuq. Të dy lojtarët kanë mbërritur sot në Korçë, ku pas prezantimit zyrtar janë vendosur nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi.
Zenel Gavazaj ka nënshkruar me klubin kontratë 3-vjeçare ndërkohë që El Kayed është pjesë e klubit prej janarit 2018 ku firmosi deri në 30 qershor 2020 dhe më pas u huazua tek Trepça 89’ në Kosovë.
Zenel Gavazaj është vetëm 18 vjeç, pjesë e regullt e kombëtares kuqezi under-19 ndërsa sezonin e fundit luajti për Lirinë e Prizrenit duke zhvilluar një super sezon. Talent i padiskutueshëm, Gavazaj për Gavazaj në krahun e djathtë të mesfushës. E veçanta? Mund të luajë mjaft mirë me të dyja këmbët dhe të përshtatet dhe në krahun e majtë.
Mohammad El-Kayed, 21 vjeç, me nënshtetësi suedeze është pjesë e ekipit përfaqësues Under 23 të Palestinës luan si mesfushor organizator, por në karrierë ka provuar të luajë dhe në krah si dhe në majë të sulmit.