Prestigjozja “Goal” e konsideron si një nga talentet më të mëdhenj, në Itali pyesin për Armando Brojën: A e ka Chelsea një tjetër Lukaku në shtëpi?

Armando Broja ka tërhequr jo pak vëmendje pas dy golave të shënuara në Premier League me Southampton. Sulmuesi shqiptar shfaqi edhe njëherë vlerat e tij ku përpos gjetjes së rrjetës, po tregon edhe aftësitë e tij dribluese në kampionatin më të vështirë në Europë.

Por fatkeqësisht Broja nuk do të jetë në mbrëmjen e sotme në përballjen ndaj Chelsea-t në Carabao Cup. Në formulën e huazimit, londinezët nuk e lejojnë Brojën që të luajë kundër tyre. Ndërkojë një artikull i gjatë është kushtuar së fundmi nga prestigjiozja Goal ku mes të tjerave shkruan:

“Xhevahiri i akademisë së Chelsea-t, Broja kapërceu vështirësitë dhe po bën përshtypje te Southampton. Chelsea ka shumë shpresa se Broja do të jetë një nga talentët e ardhshëm më të mëdhenj që do të dalë nga akademia e tyre”, shkruan Goal.

Ndërkohë Alfred Pedulla në Itali ka shkruar një tjetër artikull pas golit të fundit nga Broja. “ Deri më tani 8 paraqitje dhe katër gola mes Premier League dhe Carabao Cup. A e ka Chelsea tashmë Lukakun e ri në shtëpi? Është shumë herët për të thënë, por pritshmëria është e madhe”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *