“Ishte penallti e pastër”, moviola e Lorenc Jeminit: Ka vetëm një diskutim, arbitrit nuk duhet t’i shpëtojnë këto raste

Lorenc Jemini ishte i ftuar në “Procesi Sportiv” atje ku foli për rastin e penalltisë që vendosi Tirana-Partizani. Sipas Jeminit, penalltia e akorduar është e saktë, ndërsa diskutimi i vetëm mbetet mbi vonesën e rishikimit të rastit në fjalë.

“Vendimi i VAR ishte i saktë, mënyra e interpretimit ishte e gabuar pasi u vonua shumë. Por duhet të kuptojmë se VAR tani ka hyrë dhe na duhet të mësohemi me të. Kur ka një rast të dyshimtë, arbitrat në VAR e shohin dhe urdhërojnë kryesorin: “Ndalo lojën”. Kudo që të jetë, arbitri duhet ta ndalojë lojën.

U vonuan shumë, por më mirë një vendim i drejtë dhe i vonuar, sesa një vendim i padrejtë dhe i gabuar. Ishte penallti e pastër. Belica ndërhyn nga mbrapa dhe në këmbën e kundërshtarit. Diskutimi e dini ku është? Këto penallti nuk duhet t’i shpëtojnë arbitrit dhe anësorit. Po të mos ishte VAR-i?”, tha Jemini. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online