VIDEO/ E bujshme nga Anglia! Solskjaer do të largohet nga Manchester United, shihni sesi Ronaldo tallet me trajnerin e tij gjatë ndeshjes

Solskjaer duket se nuk do ta ketë të gjatë aventurën e tij te Manchester United. Në dy ndeshjet e fundit në Premier League, “djajtë e kuq” kanë pësuar 9 gola në total. Krisja shpërtheu pas humbjes me Leicester, ndërsa këta të fundit tundën katër herë rrjetën e Manchester United.

Trajneri do të shkonte në dhomat e zhveshjes për të biseduar me lojtarët se ku qëndronte problemi, ndërsa shumë prej tyre i thanë se problemi ishte vetë Solskjaer. Pra futbollistët e djajëve të kuq besojnë se tekniku i tyre është shumë larg emrave si Klop, Guardiola dhe Tuchel, për të treguar se ka njohuri taktike të kufizuar.

Ndërkohë disa tifozë të Manchester United kanë shpërndarë një video gjatë humbjes turpëruese ndaj Liverpool në shifrat 0-5. Pas një goli të pësuar, Solskjaer po vazhdonte që t’i jepte këshillat e tij lojtarëve. Ndërkohë Ronaldo që pa reagimin e trajnerit dhe njëkohësisht rezultatin, nisi që të tallej me të duke e imituar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online