Presionet nuk e lënë Shqipërinë të tërhiqet nga gara, vërshëllima nga Serbia në pritje

Shqipëria kërkoi largimin nga kampionati i boksit që po zhvillohet në Serbi pasi nuk u lejua Kosova. Megjithatë boksierët nga Shqipëria u rifutën në garë pas presioneve të Federatën Ndërkombëtare të Boksit.

Kjo e fundit tha qartë se nëse do të tërhiqeshim nga kampionati, atëherë për 10 vitet e ardhshme do të përjashtoheshim. Ndërkohë në pritje teksa u shfaq flamuri shqiptar nisën edhe vërshëllimat e serbëve që nuk do t’i presin aspak mirë boksierët shqiptarë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *