Presioni po vjen duke u shtuar te Craiova para ndeshjes me Vllazninë. Kjo mund të jap dy efekte të ndryshme, teksa nga njëra anë shkodranët e dinë fare mirë se kundërshtari nuk do t’i nënvlerësojë, ndërsa në krahun tjetër, ky presion mund të favorizojë ekipin shqiptar.
Një prej drejtuesëve të lartë të Craiovas, Mihai Rotaru, ka zbritur vetë në përgatitjet që po bën skuadra për ndeshjet miqësore në Austri. Fillimisht erdhi fitorja ndaj Biefeld në shifrat 4-1, ndërsa më pas barazuan kundër Karabak 1-1.
Sipas mediave rumune, Rotaru ia ka bërë të qartë lojtarëve se cilat janë objektivat e klubit. Sipas tij fitorja me Vllazninë jo vetëm që nuk duhet të vendoset në diskutim, por duhet të arrihen edhe grupet e Conference League. /Sport Ekspres/