Do të jetojë ende për Milanin! Diskutime për orë të tëra, arrihet nënshkrimi më i rëndësishëm i verës me Maldinin: Ia dolëm në minutën e fundit

Sipas disa burimeve, përfshirë Corriere della Sera dhe MilanNews.it, drejtori i Milanit, Paolo Maldini ka kaluar disa orë sot në selinë e klubit me avokatët e tij duke diskutuar detajet përfundimtare të kontratës. Më në fund, vetëm 100 minuta para skadimit zyrtar të kontratës së mëparshme, sonte Maldini ka vënë firmën dhe ka vazhduar të “jetojë për Milanin”.

“Gjithçka është në rregull. Ne e rinovuam kontratën në minutën e fundit, por ia dolëm”, u tha Maldini gazetarëve.”Jemi të lumtur që jemi këtu dhe jemi gati të planifikojmë të ardhmen. Ka kohë, jemi pak me vonesë, por do të kompensojmë kohën e humbur. Jam shumë i lumtur”, tha Maldini. Ishte Maldini ai që nisi revolucionin e Milanos, falë të cilit klubi u ngrit nga fundi, u bë sërish kampion i Italisë dhe preku sërish majën në Serinë A.  Maldini ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2024 dhe tani do të fillojë ofensiva dhe sjellja e lojtarëve cilësorë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online