Presidentit s’i shpëton presja, Panuçi harron kontratën…

Ka qenë një konferencë për shtyp e veçantë kjo për Armand Dukën, që ndryshe nga prezantimet e tjera, është parë shumë më i përqendruar. Aq sa nuk i ka shpëtuar qoftë edhe një presje. Madje, edhe kur trajneri Panuçi thoshte diçka dhe ajo kalonte pa u vënë shumë re, Duka e rikujtonte dhe e ritheksonte këtë fjali, duke korrigjuar edhe lapsuse të ndryshme gjatë konferencës, si në rastin e 12 viteve që Rusia nuk shkonte në Botëror, deri sa mbërriti Kapelo…

Një episod që krijoi pak ilaritet në sallë ishte ai kur me të mbaruar konferenca për shtyp, Kristian Panuçi nisi të largohej pasi i dha dorën Dukës, por harroi kontratën mbi tavolinë, teksa ishte presidenti ai që më pas morri kështu bllokun dhe ia dorëzoi, teksa ish mbrojtësi qeshte… Ndoshta, vërtet s’ka qenë për asnjë moment i interesuar për paratë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online