Presidenti i Fiorentinës vë në lojë Milanin për Chiesan: Sot nuk e shesim, nesër…nuk e di

Chiesa është lojtari i dëshiruar nga skuadra e Milanit për ta blerë në fundin  e kësaj merkato. Megjithatë pavarësisht thashethemeve të shumta, duket se transferimi i tij tek kuqezinjtë nuk është edhe aq i thjeshtë.

Shkaku kryesor i kësaj vështirësie në këtë tratativë është vetë presidenti i Fiorentinës, i cili kërkon një shifër të çmendur prej 70 milionë euro për fantazistin e Kombëtares italiane.

Pas humbjes nga Interi me përmbysje (4-3), presidenti Rocco Commiso ishte mjaft i frustruar për mënyrën si shkoi ndeshja, megjithatë kur u pyet nëse kishte menduar shitjen e Chiesas, nuk ngurroi të bëntë lojtra fjalësh kundrejt Milanit.

“Chiesa? Nuk e di çfarë do të ndodhë. Sot nuk e shesim, por nesër nuk e di. Nuk flas dot me siguri për të ardhmen, se nuk e di a do jem gjallë. Gjithçka mund të ndodhë javën e fundit të merkatos”,- u shpreh presidenti. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online