Me mendjen tek Tirana, Young Boys bën hapin e gabuar ndaj Sionit

Pas eleminimit të Dritës dhe Shkëndijës, Tirana është e vetmja skuadër e mbetur nga trevat shqiptare që lufton për një vend në Europa Ligë. Kryeqytetasit do të ndeshen me ekipin zviceran Young Boys në fazën play off.

Edhe pse kjo ndeshje duket e lehtë në letër për kundërshtarët e Tiranës, ata nuk po tregojnë formën e tyre më të mirë në kampionat. Young Boys është ndalur në një barazim pa gola në përballjen ndaj Sionit, teksa një gol i është anulluar me VAR.

Me mendjen te Tirana, Young Boysi ka gabuar në kampionat dhe kjo i jep më shumë shpresë bardhebluve. Në rast kualifikimi Tirana do të bëhej ekipi i dytë në historinë e Shqipërisë që luan në Europa Ligë, pas Skënderbeut.

Kampionët e Shqipërisë u treguan mjaft me fat në shortin e këtij kompeticioni, në të cilin e tejkaluan fazën e tretë pa luajtur me asnjë skuadër. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online