Presidenti i ekipit qipriot kërkon Ergys Kaçen, mesfushori ka pretendime të mëdha financiare

0

Ergys Kaçe është larguar zyrtarisht nga Partizani. Mesfushori nuk arriti që të linte gjurmë në elitën e futbollit shqiptar, teksa u përdor pak nga Ilir Daja pasi nuk po shpaloste aftësitë e tij më të mira.

Pas këtij largimi, në sulm është hedhur menjëherë ekipi qipriot Doxa, me bekimin e presidentit që e kërkon me ngulm lojtarin. Megjithatë sipas asaj që raporton mediat qipriote, problemi është i madh pasi Kaçe ka pretendime të mëdha financiare dhe mbetet i vetmi hendek që palët të arrijnë marrëveshjen. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.