Ish-lojtari i Chelsea-t ia sygjeron West Ham dhe Tuchel do ta shoh nga afër, trajneri i Southampton flet për Armando Brojën: Lëreni të luajë futboll

0

Armando Broja ka gjithë vëmendjen në Premier League me performancat e tij në këtë sezon. Ish-mesfushori i Chelsea-t, Steve Sidwell, ia ka sygjeruar sulmuesin West Ham: “Broja është zgjidhja e duhur. Dikush i ri, i uritur, duhet të jetë në këtë skuadër”, tha Sidwwell për “BT Sport”.

Sipas raportimeve të mediave britanike, Tuchel e pëlqen Brojën, por kërkon që ta shoh sërish nga afër në ndeshjet përgatitore të verës. Ndërkohë edhe vetë trajneri i Southampton, e ka pranuar deri diku në konferencën për shtyp se janë ulur disi shanset për të blerë kartonin pasi Chelsea e do në shtëpi.

“Për të qenë i sinqertë, nuk ndikon shumë pjesa e Brojës sepse e dimë që do të jetë këtu deri në fund të sezonit. Kemi shumë kohë për të folur me Chelsea, por lëreni këtë djalë që të luajë futboll”, tha Hasenhutl. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.