Prenga mendon për formacionin, nesër Laçi sërish miqësore

Laçi ka nevojë edhe për një tjetër ndeshje miqësore dhe duke parë që shumica e ekipeve janë pushim, sërish do ta zhvillojnë një të tillë me Kastriotin. Të shtunën u luajt takimi i parë dhe u mbyll në barazim pa gola.

Kurbinasit përballen më 12 korrik me Anorthosis Famagusta në Qipro, në një takim që nis prej orës 19:00. Ky takim me krutanët do i shërbejë trajnerit Besnik Prenga për të ideuar formacionin. Sa i takon merkatos, për momentin ajo mund të konsiderohet e mbyllur.

Kastrioti në anën tjetër pritet të testojë disa lojtarë, ndërkohë që edhe të premten ka programuar një miqësore me Kukësin. Ndeshja me Laçin do të zhvillohet në stadiumin e bardhezinjve prej orës 17:30.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online