Herdi Prenga është rikthyer të luajë titullar me Inter Zapresiç pas rikuperimit të plotë dhe madje po paraqitet mjaft mirë. Ndodhe për të dytën herë brenda kohëve të fundit që qendërmbrojtësit vlerësohet dhe përfshihet në formacionin e javës.
Inter Zapreshiç fitoi në transfertë kundër Istras me rezultatin e pastër 0-2 dhe faqja “Romantika”, e specializuar për kampionatin kroat, e ka përzgjedhur mbrojtësin mes më të mirëve. Prenga dha kontributin e tij që Zapreshiç të mos pësojë dhe në fund iu gëzua tre pikëve.
Mbrojtësi 24-vjeçar këtë sezon është aktivizuar në 11 ndeshje si titullar dhe ka bërë përformanca të mira. Në verë me shumë mundësi do të ndryshojë skuadër. Ky është sezoni i dytë i Prengës te Zapreshiç, ndërkohë që në të shkuarën ka qenë pjesë e Lokomotivës së Zagrebit.