Ndeshja e Prishtinës kthehet në telenovelë dhe anulohet sërish, bardheblutë të gatshëm të luajnë pa zëvendësime

Një telenovelë e vërtetë po rezulton kjo aventurë e Prishtinës në kualifikueset e Europa League, teksa ndeshja me Lincoln Red Imps është anuluar sërish. Shkak përsëri janë bërë rastet e infektuar me Covid-19. Një çudi më vete kjo, pasi në Kosovë të dyja herët skuadra ka rezultuar e gjitha e paprekur, ndërsa me të shkuar në Gjibraltar shfaqen me shumicë rastet pozitive.

Kjo ka bërë që UEFA të shtyjë përsëri takimin, por këtë herë duke mos përsëritur të njëjtën gjë si me Dritën, ku e vendosi rezultatin në tavolinë. Prishtina njofton në faqen zyrtare se do të ritestojë sërish lojtarët që dolën të prekur në Gjibraltar në një nga laboratoret e licensuar nga qeveria e futbolit europian në Tiranë apo Shkup. Gjithashtu bardhekaltrit kanë bërë të qartë se janë të gatshëm të hyjnë në fushë vetëm me 11 lojtarë, pa pasur mundësinë e zëvendësimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Njoftimi i klubit:

Anulohet sërish ndeshja

Me vendimin e autoriteteve lokale të Gjibraltarit, përfundimisht ndeshja nuk do te zhvillohet.

FC Prishtina, ka qenë tërë kohën në kontakt me Delegatin e UEFA-s, autoritetet lokale dhe me selinë e UEFA-s. Nga autoritetet lokale, ekipit tonë iu është kërkuar të qëndrojë në karantinë dhe të mos lëvizë në asnjë mënyrë nga hoteli, kurse UEFA nuk ka marrë një vendim sot, përderisa vetëm ka përcjell vendimin e Autoriteteve Lokale të Gjibraltarit.

FC Prishtina, ka dërguar në UEFA edhe formacionin e mundshëm startues, pjesë e të cilit kanë qenë 10 futbollistë që kanë testuar negativ dhe 1 që sot ka testuar pozitiv, por që paraprakisht e ka kaluar COVID-19, para rreth 1 muaji, duke e bërë kështu shumë të çuditshëm testimin në Gjibraltar. Klubi ka shprehur gatishmërinë në UEFA që ndeshjen ta zhvillojë edhe pa zëvendësime, përkatësisht pa përfshirjen në lojë të asnjërit prej 7 futbollisteve tjerë që testuan sot pozitiv. Të gjithë 8 futbollistët që kanë testuar pozitiv në Gjibraltar, me t’ u kthyer në Kosovë, klubi do t’ i dërgojë në testim në laboratoret e licensuar nga UEFA, SynLab në Shkup, apo në Tiranë.

Skuadra kthehet sonte në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online