Premtimi i Gjicit dhe basti me futbollistët, ekipi ka dy motive për të fituar!

“Nuk më pëlqeu aspak loja ndaj Valetës. Ishte e turpshme. Nuk ka asnjë shpërblim, apo premio për ju. Nëse më bindni me Karabakun nuk do të qëndroj dorështrënguar”, – u tregonte presidenti Safet Gjici futbollistëve të tij në një nga mbledhjet e shumta. Ndeshja me Karabakun erdhi dhe futbollistët e kanë të qartë: Duhet të bëjnë mirë!

Nëse arrihet diçka e tillë, atëherë do të ketë dhe pagesa për ta, por dhe premio. Momentalisht, Kukësi ka marrë rrogën e muajit maj, por nuk e ka marrë ende qershorin bëjnë me dije burime të “Sport Ekspres” pranë klubit verilindor. Basti i Gjicit është i thjeshtë: rrogë+premio! Në rast se skuadra verilindore do të bëjë mrekullinë, atëherë presidenti i ka idetë e qarta.

Grupi i futbollistëve do të marrë rrogën e qershorit, por dhe 100 mijë euro premio. Presidenti Safet Gjici është padyshim ndër më korrektët e Superiores për sa i takon shpërndarjes së rrogave dhe premiove të dhëna për ekipin. E përsërisim, Gjici nuk ka shpërndarë ende rrogën e muajit qershor dhe është presidenti më korrekt i Superiore në shpërndarjen e rrogave. Jeni të qartë të gjithë se sa vuajnë futbollistët e ekipeve tona!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *