Premier Liga mbyll merkaton: Liverpuli “kampion”, Totenhemi rekord i çuditshëm, Murinjo në krizë

Të paktën në hyrje, Premier Liga ka ulur qepenin dhe për herë të parë merkatoja mbyllet pa nisur ende sezoni i ri. Kërkesë e trajnerëve, që tashmë nuk kanë në kohë për ndonjë meremetim dhe me siguri disa trajnerë, duke nisur nga Zhoze Murinjo, janë penduar që kanë kërkuar mbylljen e merkatos që tani.

Ka qenë vera e portierëve në Angli, sepse shumë klube kanë investuar për portierë të rinj dhe Liverpuli me Alison e më pas Çelsi me Kepan vendosen rekorde historike në merkato. Po ashtu, ka qenë merkato nuk nuk është investuar thuajse fare te sulmuesit, sepse tregu nuk ka asgjë spektakolare në qarkullim, ndoshta.

Liverpuli është kampioni i merkatos verore, sepse ka fjetur portierin që i duhej, por ka blinduar edhe mesfushën, me emra si Fabinjo e Nabi Keita, pa harruar Shaqirin, një luks edhe për faktin se u mor thuajse falas.

Pritej shumë nga dy klubet e Mançesterit zor Siti ishte në rregull dhe vetëm Mahrez u ble, për të përforcuar një sulm goxha cilësor, ndërsa Junajtid nuk ka blerë thuajse askënd, duke zhgënjyer Zhoze Murinjon, tashmë nën presion të madh.

Çelsi i Sarrit është një mister, sepse në ditën e fundit të merkatos bleu Kepa e Kovaçiç dhe kishte blerë më parë dhe mesfushorin Zhorzhinjo, por është ende herët për të thënë se ndryshimi nga epoka e Kontes ka ndodhur.

Arsenali ka ndryshuar trajner, por fare pak ka bërë në merkato, duke afruar portierin Bernd Leno, mbrojtësin Lihshtajner apo mesfushorin e talentuar Torreira, por ndërkohë rekordin e ka vendosur Totenhemi, me 0 blerje!

Më poshtë mbreti është Evertoni, që në ditën e fundit të merkatos bleu Mina e Andre Gomesh nga Barcelona dhe firmosi me brazilianin Bernard, duke shtuar tre titullarë luksi në ekip. Shumë aktiv edhe Ulvërhemptoni, që ka mahnitur Anglinë me blerjet e zgjuara e më çmime të ulëta, si mesfushori belg Dendonker, i blerë në ditën e fundit të merkatos nga Anderlehti për më pak se 15 milionë euro. Për t’u ndjekur edhe Fulhami, që ka bërë blerje shumë interesante, si mesfushori Seri nga Nica dhe sulmuesi Vieto nga Atletiko Madrid.

BLERJET MË TË SHTRENJTA PËR ÇDO ROL

Manchester City
Blerje: Mahrez (Leicester), Arzani (Melbourne City), Sandler ( Zwolle)

Shitje: Yaya Touré (i lirë), Gunn (Southampton), Kayode (Shakhtar), Hart (Burnley)

Manchester United
Blerje: Dalot (Porto), Fred ( Shakhtar), Grant (Stoke City)

Shitje: Blind ( Ajax), Johnstone ( Wba)

Liverpool
Blerje: Alisson (Roma), Fabinho (Monaco), Naby Keita (Leipzig), Shaqiri (Stoke City)

Shitje: Emre Can ( Juventus), Ward ( Leicester)

Chelsea
Blerje: Jorginho (Napoli), Kovacic ( Real Madrid), Kepa ( Athletic Bilbao)

Shitje: Courtois ( Real Madrid)

Arsenal
Blerje: Guendouzi (Lorient), Leno (Bayer Leverkusen), Lichtsteiner (Juventus), Torreira (Sampdoria), Sokratis (Borussia Dortmund)

Shitje: Cazorla (Villarreal), Perez ( West Ham), Wilshere ( West Ham)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *