Preku 7 herë topin herën e fundit! Lukakun e uli në stol në Champions League, Tuchel çudit me arsyen që jep: Ishte…i lodhur!

Befasia më e madhe e Chelsea-t ndaj Lille ishte Romelu Lukaku. Ky i fundit u la në stol në ndeshjen e Champions League, atje ku londinezët arritën që të fitonin me shifrat 2-0. Sulmuesi belg vinte pas një ndeshje skandaloze që rikthente mbrapa historinë, në sezonin 2002-2003. Vetëm atëherë kishte ndodhur që një lojtar në 90 minuta të vendosej vetëm 7 herë në kontakt me topin.

Këtë shifër e arriti Lukaku në ndeshjen e fundit të kampionatit, ku në 45 minutat e para e preku topin vetëm 2 herë, përfshirë këtu edhe nisjen nga mesfusha për hapjen e takimit. Por cila është arsyeja që Lukaku u la në stol ndaj Lille? Trajneri Tuchel ka dhënë një shpjegim që i ka çuditur gazetarët: “E lashë në stol se ishte pak i lodhur, ka luajtur shumë në këtë kohë dhe ishte vendimi im për ta lnë jasht. A do të luajë në Carabao Cup? Do ta shohim”, tha Tuchel që tregon lodhjen e belgut pas një ndeshje ku ishte fantazmë në fushë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online