“Preferoj trajner të huaj”, Pero Pejiç shpjegon arsyen: Kështu vendosim disiplinën te Kukësi

Pero Pejiç është emëruar pasardhësi i Nderim Nexhipit në klubin e Kukësit, ku ka nisur nga puna për të ndërtuar ekipin për sezonin e ardhshëm. Ish-sulmuesi kroat ishte i ftuar në studion e “Euro Magjia” në “RTSH“, ku zbulon se trajneri i ardhshëm me shumë mundësi do të jetë i huaj. E gjitha kjo për të vendosur më tepër disiplinë në skuadër.

“Kemi 13 lojtarë me kontratë dhe po punojmë për të afruar të tjerë. Së shpejti do gjejmë edhe trajnerin. Unë preferoj trajner të huaj, sepse nëse e kemi të huaj ka skuadra më shumë disiplinë dhe kjo është e rëndësishme te ne. Unë në stolin e Kukësit? Momentalisht jo, nuk jam gati tani. Për 2 vjet besoj se mund të ndodhë. Buxheti varet nga kualitetet. Nëse ka kualitet të mirë normale që do paguajmë për sulmues, nëse nuk ka kualitet për çfarë do paguash? Në fillim të sezonit hapet edhe stadiumi dhe do shkojmë të marrim kampionatin”, ka thënë Pero Pejiç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *