Një telenovelë që pritet të arrijë në fjalën “fund” dhe që do të zhgënjejë sidomos tifozët e Interit, pasi e kanë ëndërruar dhe dëshiruar më shumë se çdo gjë tjetër, duke harruar sezonin që sapo do të nisë, duke harruar faktin që këtë vit do të luajnë në Champions League pas shumë kohësh…
Luka Modriç, nënkampioni I botës dhe shtylla e Real Madridit në mesfushë, ishte aq pranë, aq edhe larg. Te Interi besuan dhe, jo më kot, nuk investuan te Vidali.
Por, në anën tjetër, sipas medieve spanjolle, e gjithë situata u “arkitektua” nga agjenti I lojtarit, që lëshonte sinjale dhe shkëndija te zikaltërit, në mënyrë që buja të hapej dhe ajo ndodhi…
Florentino Perez mendoi se për një moment mund të humbiste, pas Ronaldos, një tjetër yll të skuadrës, një lider. Çështje rroge, sepse Modriç donte të fitonte sa Serzho Ramos dhe Garet Bejl. Kështu, Reali do ta kënaqë, duke I dhënë 10 mln euro në sezon, aq sa Interi po përgatitej t’I jepte.
Modriç, ndoshta thjesht një “ëndërr e një nate vere”, kryevepra e Shekspirit, edhe dramaturgu anglez ka shumë kohë që nuk jeton më, por “jeton” ende me vepra…