Prapaskenat me Ronaldon, portugezi mund të përfundonte te Napoli

Corriero dello Sport ka zbuluar një prapaskenë mjaft interesante në lidhje me Cristiano Ronaldon. Menaxheri i portugezit, Horge Mendesh, para se të niste negociatat me Juventusin ka folur fillimisht me Napolin. Ai i ofroi Ronaldon ekipit të drejtuar nga “don” Karlo.

Marrëdhëniet e mira të Ronaldos me Ançelotin mund të ndikonin në arritjen e marrëveshjes. Ronaldo do ta dëshironte një ribashkim me ish-teknikun e tij te Real Madridi. Ata kanë patur relata shumë të mira dhe kanë respekt për njëri-tjetrin. Napoli nuk pranoi hapjen e negociatave me portugezin, pasi nuk ka fuqi ekonomike për një operacion të tillë.

Juventusi shpenzoi shifra të frikshme për portugezin, pasi pagoi 100 milionë euro për kartonin, 30-40 milionë euro për komisione dhe të tjera gjëra, pa harruar dhe rrogen e frikshme vjetore të Ronaldos. Presidenti i Napolit, De Laurentis, falenderoi menaxherin dhe i tha “jo”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online