Prapaskenat e largimit të Pakultit, lojtarët i dolën kundër

Peter Pakult ka lënë drejtimin e Kukësit dhe tashmë është praktikisht zyrtare se vendin e tij do ta marrë Armando Cungu.

Por çfarë ndodhi që çoi te vendimi drastik i presidentit Safet Gjici? Nervozizmi i tij ishte i madh pas ndeshjes, për një paraqitje mjaft të dobët ndaj Valetës, ndërsa e tërboi edhe të luajtur me frikë, me vetëm një sulmues në fushë.

Megjithatë, “Sport Ekspres” mëson se nuk qenka e gjitha këtu historia e largimit të Pakultit, sepse debati i egër mes tij e Gjicit ka pasur rrënjë të thella dhe këtu hyjnë në lojë lojtarët. Shumë nga titullarët e ekipit janë ankuar te presidenti Gjici kohët e fundit, duke fajësuar Pakultin për lodhjen e tepërt dhe duke e vënë thelsin te stërvitja tepër e rëndë fizike, që nuk e lejoi skuadrën të shprehej si duhej ndaj Valetës.

Edhe më parë Pakult ka pasur debate me disa nga ata që quhet “senatorë” në ekip, ndaj Gjici është detyruar të marrë një vendim të prerë, ndoshta i frikësuar se situata do të bëhej kaotike dhe do të çonte te eliminimi ndaj Valetës.

Me largimin e Pakultit, Gjici shpreson të rikthejë qetësinë në ekip dhe të sigurojë një kualifikim që vlen shumë, qindra e mijëra euro.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *