Prapaskena merkato, Nedved: Ja si lindi ideja për të blerë Kristiano Ronaldon

Zëvendëspresidenti i Juventusit, Pavel Nedved, ka zbuluar për “Idnes TV” se si lindi ideja për të afruar Kristiano Ronaldon në ekip. Çeku i bardhezinjve tregon objektivin kryesor të klubit, që është fitimi i Champions mbas shtatë titujve rresht kampion të fituar në Itali.

“Blerja e Ronaldos ishte e gjitha në kokën e drejtorit tonë sportiv, Fabio Paratiçit, i cili na e propozoi mua dhe presidentit Anjeli. Ideja e tij na pëlqeu menjëherë, sepse nuk ishte çmenduri. Reagimi ishte entuziast, sepse Kristiano ishte blerja e nevojshme për të ndërmarrë një hap përpara, mbas shtatë titujve të njëpasnjëshëm.

Kur zbuluam shifrën e operacionit (100 milionë euro) vendosëm të provonim për ta blerë. Do të tentojmë të fitojmë Championsin, që është objektivi ynë në këto vite”, përfundon Pavel Nedved.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *