Lacio ka fituar me rezultatin 4-3 kundër Specias. Një fitore mjaft e vuajtur, e cila erdhi në minutën e 94-t të takimit. Tomas Strakosha e mbylli ndeshjen duke e nxjerrë tre herë topin nga rrjeta, duke mos bindur mbrëmjen e sotme mes shtyllave. “Tuttomercatoweb“ e vlerëson portierin shqiptar me notën 5 dhe e përshkruan të gjithë paraqitjen e tij me një fjalë të vetme: “pasiguri“.
“Fjala e saktë për të kornizuar numrin 1 të bardhekaltërve është pasiguri. I thyer në golin e parë, pozicioni jashtë loje i Verdes shmang figurën e një budallai. Në dy golat e tjerë ai nuk ka shumë faj“, shkruhet në vlerësimin e dhënë nga “Tuttomercatoweb“/Halit Delibashi-Sport Ekspres/