Pozicioni dhe Partizani pa bujë, Trashi optimist

Lorenc Trashi e pranoi se Partizani nuk e nisi mirë ndeshjen dhe penalltia e akorduar kundër në fund e ka mërzitur. “Pjesën e parë ishim në presion, reaguam në pjesën e dytë. Ra pak ritmi. Penalltitë na janë bërë pak makth dhe për këtë jam i zhgënjyer”.

Më tej, për “Gol pas goli” në Supersport ai shtoi: “Jam prej katër vitesh te Partizani. Është viti i vetëm pa bujë, nuk kemi bërë lëvizje të mëdha. Besoj ky vit do të jetë më i mirë”.

Para dy vitesh ishit për titull, nuk mund të jeni më mirë sivjet? “Jam dakord me pjesën që para dy vitesh ishim ekip më i fortë, por kishte shumë emra. Këtë vit nuk ka bujë, jemi me këmbë në tokë. Më parë na kanë fryrë mediat, kemi qenë në eufori dhe kemi ndikuar”.

Pozicioni? “E kam biseduar me trajnerin, ndihem mirë. Ndaj nuk ka asnjë problem. Nëse trajneri thotë kaloj para, unë do e bëj. Duke luajtur mbrojtës i majtë i jap mundësi lojtarëve të tjerë që kanë ardhur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online