Kapiteni i Teutës, Renato Arapi, ka folur sërish sa i përket Vllaznisë. Postimi i tij do të ndizte rivalitetin mes këtyre ekipeve teksa pyeste ndjekësit: “Çfarë u bë me këngën?”. Fjalët këto që erdhën në momentin e rënies së shkodranëve. Kapiteni i Vllaznisë, Gurishta, ka thënë se pas këtij postimi në Shkodër po preferonin edhe Partizanin kampion përpara Teutës.
Megjithatë pas fitores së arritur kundër të kuqëve, Renato Arapi i ka shtrirë dorën Vllaznisë dhe ka vendosur të kërkojë ndjesë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka sqaruar gjithçka sa i përket shkodranëve duke i komplimentuar. /Sport Ekspres/