Napoli i Karlo Ançelotit nuk arriti të kualifikohej në raundin tjetër të ligës së kampionëve. Gjatë gjithë këtyre ditëve, mbështetja e trajnerit italian dhe presidentit De Laurentis ka qenë motivuese ndaj lojtarëve. Këta të fundit, duket se duan të lënë pas gjithçka dhe të vazhdojnë të “dhurojnë” spektakël në kampionat.
Mesfushori i Napolit, Alan, foli për mediat një intervistë në të cilën sqaron situatën: “Ne jemi të zhgënjyer pasi kemi luajtur shumë mirë në grupe. Ky është një mëkat i madh. Duam të fitojmë këto 4 ndeshje që kanë mbetur për këtë vit. Ançeloti na tha që të jemi të qetë. Do japim një përgjigje pozitive ndaj Kaljarit”.
Futbolli i bukur nuk fiton gjithmonë. Kjo frazë i përshtatet më së miri Napolit. Megjithatë, napolitanët nuk kanë përse të mërziten, pasi realisht kanë një ekip të madh.