Maqedonia e Veriut tronditi jo pak Europën duke eliminuar Italinë, për ta lënë pa Botëror. Por ende nuk është siguruar bileta pasi e pret Portugalia në fazën finale të Play Off. I ftuar në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “Ora Neës”, figura e njohur e futbollit shqiptar, Eduard Abazi tregon gjendjen sesi po përjetohet në Portugali kjo ndeshje duke parë pak gjasa për sukses për Maqedoninë e Veriut.
“Është për t’u përshëndetur Maqedonia e Veriut që erdhi deri këtu. Por Portugalia ka një revansh pasi ka eksperiencë shumë të madhe në Play-Off. Ka eliminuar Suedinë, Bosnjen dhe është sprovuar në situata të tilla. Ambienti është shumë elektrizues këtu dhe portugezët e shohin me optimizëm. Kristiano Ronaldo është i vjetër? Ndonjëherë vera e vjetër është më e mirë se e reja”, tha Abazi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/