6 lojtarë të Shqipërisë në mesfushën e Spanjës dhe të gjithë në mbrojtje! Reja për t’u përgëzuar, si Atletico Madrid i Simeones

Nga Klaudio Ndreca

Në momentin kur Reja la Armando Brojën jashtë, më veçanërisht ndaj Polonisë, kemi qenë ndër të parët që e kemi kritikuar këtë vendim të trajnerit. Por në momentet kur ka arsye për ta përgëzuar, sërish duhet t’i japim meritat që i takojnë. Më e rëndësishmja mes të gjithave te kjo Shqipëri është luf.ta me mentalitetin. Lojtarët dhe emra të shumtë mund të ndryshojnë, skemat gjithashtu, fare lehtë madje, por mentaliteti kërkon shumë kohë të ndryshohet.

Të gjithë e kritikuan Rejën, rëndë madje, në atë humbje turpëruese ndaj Anglisë. Trajneri zgjodhi që të luante me presing lartë ndaj “tre luanëve” pasi asnjë rezultat tjetër veçse fitores nuk i hynte në punës Shqipërisë. Por problemi më kryesor në atë takim ishte fakti se po luanim me ekipin e dytë për shkakun e shumë mungesave. Ndërkohë me lojtarë kryesorë, ndaj Spanjës e vërtetuam më së miri se jemi të aftë për të luajtur në këtë mënyrë loje. Në momentet e kundërsulmit, shiheshin rreth 6-7 lojtarë të Shqipërisë që kalonin në gjysmëfushën e Spanjës, duke lënë vetëm tre mbrojtësat në hapësirën shqiptare.

Ndërsa në momentin që Spanja kishte topin në zotërim ishte e gjithë Kombëtarja e vendosur në gjysmëfushën e saj. Praktikisht një skemë që e kemi parë më së miri te Atletico Madrid i Diego Simeones, që kritikohet sepse fiton duke u mbrojtur. Një Shqipëri të tillë, që luan me këtë mënyrë dhe po lu.fton me mentalitetin, nuk e kishim parë kurrë më herët dhe është për t’u përgëzuar. Dikush do të shprehej se Reja ka luksin e emrave, që sigurisht duhet pranuar, por edhe në momentin kur Kombëtarja luajti ndaj Anglisë me ekipin e dytë praktikisht me mbrojtjen Ismajli-Dermaku-Veseli, ishte e njëjta filozofi loje. Interpretimi i takon gjithmonë lojtarëve… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online