“Të gjithë lojtarët ishin të mërzitur në dhomat e zhveshjes pas Spanjës”, Berat Gjimshiti: Nuk kishim frikë, ishte e gjitha çështje përqendrimi

Pasditen e nesërme, Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen e dytë miqësore të planifikuar për këtë muaj ndaj Gjeorgjisë, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, në ora 18:00. Në prag të kësaj sfide, trajneri i ekipit Kombëtar Edoardo Reja dhe mbrojtësi Berat Gjimshiti kanë dalë në një konferencë për mediat ku kanë folur në lidhje me këtë miqësore dhe përgatitjet e skuadrës.

Berat Gjimshiti, i pyetur fillimisht nga gazetarët në lidhje me ndeshjen ndaj Spanjën, u shpreh se humbja erdhi si pasojë e përqëndrimit dhe se pavarësisht humbjes që ka sjellë mërzi në skuadër, ekipi ka parë edhe momentet e mira të lojës. Ndaj Gjeorgjisë do të jetë një ndeshje ndryshe thotë mbrojtësi kuqezi, teksa shpreson se tifozët do të jenë në fushë nesër.

Mentalitet, perceptim, administrim i minutave të fundit, pse humbëm ndaj Spanjës? -Të gjitha variantet që i pëmende nga pak besoj. Sidomos, kur e ke rezultatin në dorë në fund, nuk besoj që ka shumë nevojë teknike, por ka të bëjë më shumë përqëndrimi, që mos të bëhen gabimet dhe mos të pësojmë gol në fund. Ka të bëjë më shumë përqëndrimi sesa lodhja. Pas ndeshjes nervozohen të gjithë. Ishim të mërzitur në dhomat e zhveshjes, por ka të bëjë më shumë përqëndrimi siç e thashë. Një ndeshje mund të luhet edhe më shumë se 90 minuta, por përqëndrimi duhet të jetë gjithmonë, sidomos me këto skuadra të forta si Spanja, sepse për shkak të një gabimi, të bëjnë gol dhe është e vështirë të rikuperohet.

Të mërzitur nga humbja me Spanjën?  – Më shumë zhgënjim, sidomos pas ndeshjes në dhomat e zhveshjes, çdokush ishte shumë i mërzitur sepse ishte një moment edhe historik për në, që luanim ndaj një Kombëtareje kaq të fortë dhe të merrnim atë rezultat në Spanjë si gjë e bukur dhe ishim të gjithë të mërzitur. Pastaj, çdo gjë ecën dhe duhet të mendojmë për të përmirësuar gabimet, pasi koha ecën dhe nuk e kemi në favor për të menduar për gabimet që bëmë. Çdo njeri në jetë bën gabime, por varet se sa përqëndrohesh për të mësuar nga gabimet. Në ditën pas ndeshjes çdo gjë shikohet me sy tjetër, sepse shikon gabimet, por shikon edhe gjërat që ke bërë mirë.

Hymë me frikë në fushë, ndaj humbëm? – Mund të flas më shumë për veten sesa për të tjerët, se si janë ndjerë, por unë nuk besoj që ka rol frika, sidomos në këto ndeshje ku i shijon 100% dhe sidomos kur ke edhe rezultatin në dorë dhe është gjëja më e bukur që ta mbrosh rezultatin dhe të merrnim diçka nga kjo ndeshje. Nuk besoj se është frikë, është më shumë përqëndrimi. Dhe gjërat që mund t’i bësh për 90 minuta, në 3 minutat e fundit ndoshta duhen bërë ndryshe. Besoj që çdo futbollist hyn në fushë dhe mendon më të mirën, nuk besoj se hyn në fushë dhe beson se do humbë 4-0. Çdo njeri që futet në lojë, jep gjithçka dhe pastaj ndikon fati, përqëndrimi..

“Mbrojtja italiane” – Nuk luaj duke qëndruar mbrapa dhe me topa të gjatë. Besoj se edhe lojtarët e tjerë nuk janë mësuar ashtu të luajnë futboll, sepse futbolli po bëhet më modern, nuk besoj se luajnë shumë skuadrat italiane ashtu. Por sigurisht që në minutat e fundit duhet të mbrohemi më mirë dhe të ikësh më mbrapa.

Tifozët dhe Gjeorgjia – Edhe me këtë ndeshje që bëmë kundër Spanjës, besoj se tifozët e kanë parë që lojtarët kanë dhënë gjithçka në fushë dhe besoj se do jetë një ndeshje ndryshe, sepse kualiteti teknik nuk është aq i lartë sa i Spanjës, por prapë është një ekip që vrapon shumë dhe mbrohet mirë. Por besoj që  ndeshja do të jetë ndryshe, sepse do të kemi edhe ne më shumë raste për të qenë ofensivë”, tha Gjimshiti. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online