Portieri revolucionar! Neuer shkon sërish në “zonën e ndaluar”, largohet 40 metra nga porta dhe pasimi që fiton duartrokitje (VIDEO)

0

Neuer e lë shpesh zonën e portës gjatë ndeshjeve dhe këtë e bëri të shtunën në ndeshjen kundër Union Berlin. Portieri me eksperiencë madje u largua dy herë nga vendi i tij, një herë në të dyja pjesët.

Veçanërisht mbresëlënëse ishte dalja e tij në minutën e 87-të, kur pengoi një pasim të thellë dhe të rrezikshëm për kundërshtarët. Neuer arriti që ta ndalte bukur topin me gjoks, ndërsa i larguar rreth 40 metra nga porta, dha një pasim preciz në anën tjetër duke fituar duartrokitjet e të gjithëve. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.